LAJME

Në Malësinë e Zhegocit flitet kaherë për disa “bunarë pa fund”

Në Malësinë e Zhegocit flitet kaherë për disa “bunarë pa fund” të cilët gjenden në këtë lokalitet të komunë së Gjilanit, që shtrihet deri në kufi me Lipjanin.

Bunarët pa fund, që në të vërtetë janë hyrje në korridoret e galerive nëntokësore, janë dëshmi që ky lokalitet është banuar qysh në shekujt e hershëm, nga periudha bizantine, shkruan MediaFokus.info

Në bazë të disa hulumtimeve, thuhet se bizantinët i shfrytëzonin xeheroret e këtushme, gjë që e dëshmojnë gjurmët e mbetura që atëherë.

Gjurmët e shkritoreve dëshmojnë se populli i asaj kohe ishte nën sundimin bizantin dhe punonte sa për bukën e gojës.

Shkritoret ishin të vendosura rreth luginave, pasi që duhej uji për larjen e xehes dhe edhe sot gjenden lloje guralecësh me ngjyrë që populli i quan “shakën”.

Xeheroret më të njohura në atë kohë, ishin ajo që gjendet në kufirin e Gadishit me Zhegocin, ku edhe sot gjenden “bunarët pa fund”.

Pjesa e Zhegocit, ku gjatë punimeve të vonshme janë zbuluar gjurmë të një qytetërimi të lashtë, thuhet se ka qenë e banuar aq dendur, saqë macja ka mundur të ecën mbi çati mbi 3 kilometra pa zbritur askund në tokë.

Edhe toponimet e ndryshme, si Kodra e Kishës, Kroi i Sofisë e të tjera janë dëshmi e lashtësisë së këtij vendbanimi, që sot thuajse është braktisur.

Po, historia sikur përsëritet nëpër shekuj, më herët ose më vonë dhe tani në këtë zonë kalon autostrada e Gjilanit, me një dalje të gjerë pikërisht në këtë lokalitet.

Flitet po ashtu se këtu do të ndërtohet edhe kazerma e Ushtrisë së Kosovës.

Malësia e Zhegocit po rikthehet sërish nga një vend i qytetërimit të lashtë dhe i “bunarëve pa fund”, në një pikë të rëndësishme historike dhe prosperuese./mediafokus/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close