LAJME

Katër asamblistët e PDK-së përsëri dalin kundër Vendimit të Partisë, marrin pjesë në seancë

Kryesia e Degës së PDK-së në Gjilan, gjatë ditës së djeshme e ka mbajtur mbledhjen e saj ku ka diskutuar për zhvillimet e fundit.

Në Komunikatën e PDK-së në Gjilan thuhet se “Nga seanca e sotme, kryesia e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan mbetet pranë qëndrimit që grupi i këshilltarëve të PDK-së të mos jetë pjesë aktive e seancave të komiteteteve dhe të kuvendit të komunës përderisa komuna nuk e kthen në agjendë qështjen e zgjidhjes së lokacionit për varrezat e qytetit për çka edhe janë thirrë dy herë deri më tani seanca të jashtëzakonshme nga blloku opozitar”.

Pavarësisht Vendimit të Kryesisë së Degës së PDK-së për të mos marrur pjesë në Seancë, katër këshilltarët e saj (Shefik Surdulli, Erlehta Osmani, Hevzi Xhelili dhe Imran Thaqi) e kanë injoruar përsëri Vendimin e Kryesisë së Degës. Ata janë parë sot duke marrur pjesë në Seancë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close