LAJME

Analisti nga Gjilani: A duhet gjithë kryetari i Kuvendit me qenë i ShIK’ut, a?

Analisti i njohur Shkodran Ramadani, ka ironizuar pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si Kryetar i Kuvendit të Kosovës, duke thënë se a duhet gjithmonë me qenë SHIK, kryetari i Kuvendit, transmeton Gazeta Metro.


Me 75 vota pro, Glauk Konjufca është zgjedhur Kryetar i Kuvendit të Kosvovës, duke e zënë vendin e Kadri Veselit.

Kadri Veseli ishte drejtor i Shërbimit Informativ të Kosovës, i njohur ndryshe edhe si ShIK. Ndërkohë që Konjufca është përfolur si ish anëtar i ShIK’ut nga ish deputeti i PSD’së, Dardan Molliqaj.

Kjo ka bërë që analisti Shkodran Ramadani, të tallet me kryetarin e sapo zgjedhur, Glauk Konfjuca.

Ai me një shkrim në Facebook, ka pyetur: “A gjithë duhet me qenë i ShIK-ut, kryetari i Kuvendit, a?”

Megjithatë sa i përket kësaj çështje, nuk ka pasur ende ndonjë dëshmi konkrete se a ka qenë apo jo Konjufca pjesë e SHIK’ut. /metro/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close