LAJME
Rrahje në një kafiteri në Gjilan, 6 vetura të policisë në vendin e ngjarjes

Para pak çastesh një rrahje ka ndodhur mes disa personave në një kafiteri në Gjilan konkretisht në lagjen e njohur “Dardania”.
Sipas informacioneve që posedojmë, dyshohet se një person ka mbetur i lënduar, teksa tre të tjerë kanë arritur të arrestohen nga Policia e Kosovës.
Gjatë rrahjes së këtyre personave ishte duke performuar këngëtari, Robert Berisha.
Në videon e siguruar nga Insajderi shihet se 6 vetura të policisë kanë arritur në vendin e ngjarjes.