LAJME

Orët në Sahatkullë nisën të punojnë

Pas një shkrimi që patëm para më pak se një jave për orët në Sahatkullën e Qytetit, të cilat ishin ndalur kohë të gjatë, tani orët përgjegjësit komunalë i kishin ndreqë dhe ato punonin! Një shkrim që e bëmë me qëllim të mirë e të dobishëm, pa përpjekje për të bërë këtë punë të madhe –por që ishte shkrim i lehtë për një pakujdesi të përgjegjësve për mirëmbajtjen e saj, -ky shkrim bëri mirë dhe ne gjithkështu jemi të kënaqur që vërejtjet publike tonat kanë efekt për mirë!

Urojmë mirëmbajtësit për punën dhe kujdesin ndaj këtij objekti të rëndësishëm të qytetit, si dhe shprehim kënaqësinë që ky objekt tani ka orët në rregull, që punojnë. Që tregojnë kohën tani, nga e cila shumë e shumë qytetarë varen në rrugëtimet e tyre pas punëve e angazhimeve gjithë ditën, po edhe natën deri vonë.

Tani, kur është fjala tek sahatkulla, është mirë të shkojë edhe një propozim yni: që pran këtij objekti të ngritet a improvizohet një objekt turizmi a shërbimi publik, si janë kafiteritë, që të rregullohet ky objekt sa më atraktiv dhe rrethohet me drita, pasise është krejt në udhën kryesore të qytetit dhe në pjesën që ka mbetë ende pa rregulluar si duhet.

Një objekt i tillë, “Te Sahatkulla” –që do ta kishte emrin, marrim shembull, do të ishte një atraksion më shumë pran Sahatkullës dhe ai që do ta mbante një objekt të tillë publik do të kishte mjaft levërdi!

Dosido, tani kjo punë u bë, u kry, e si kjo punë urojmë që të bëhen edhe punët tjera si kjo, që mbeten peng a për pakujdesi, a për shtyrje kohe, a arsyetimesh tjera, e që me to dëmtohen shërbimet publike.

Sahatkulla, kemi cekë në tekst, është mirë edhe të ndriçohet, sepse pamja e saj natën është edhe më atraktive dhe më tërheqëse. Ai kënd rreth sahatkullës duhet të rregullohet e të ndreqet sa më mirë, sepse nuk kërkon kushdi çfarë harxhimesh, e që është edhe më shumë rëndësi sepse është në udhën kryesore dhe pran rrethit tani.

Të shfrytëzohet kështu ky kënd edhe për disa punë tjera, po edhe për punësim të dikujtë me një objekt publik lloji kafiterie, a shitoreje bashkëkohore të sendeve që shkojnë shpejt dhe bëjnë qarkullim të madh.

Këto janë iniciativa që është mirë të sheshohen dhe të merrenparasysh, sepse kështu, pak nga pak, bëhen edhe vende pune shumë nëpër qytet./gjilan info/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close