LAJME

Valentina Bunjaku: Qytetareve të vendit tu jepet një mundësi për një shpresë më të mirë

Marrëveshja për qeverisje mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet të ndodh ditën të mërkurën që i bie vetëm një ditë para seancës se konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Deputetja e zgjedhur e LDK-së Valentina Bunjaku ka thënë për “Bota Sot” se të mërkurën presim të arrihet një marrëveshje partneriteti jo vetëm ne mes LDK-së dhe VV-së por edhe si vullnet i shumicës elektorale në zgjedhjet e 6 Tetorit.
Valentina Bunjaku

“Këtë e duan qytetaret e Kosovës dhe nëse nuk arrihet fajtor kryesor është Albin Kurti sepse atij i takon të bëjë zgjidhje në ketë ngërç ose te gjejë alternativa tjera për tejkalim. Arsye tjetër për zvarritje nuk besoj qe ka dhe nuk mund të ketë justifikim për Kurtin vetëm ky post duke e ditur që ka dakordim në program në mes 2 partive shumice në Kuvend. Megjithatë ende është brenda afateve kohore dhe të mërkurën besoj që do të tejkalohet kjo situatë dhe qytetareve të vendit tu jepet një mundësi për një shpresë më të mirë për të ardhmen e këtij vendi më qeverinë e re ashtu siq u përcaktuan vet ata. Neve na mbetet që të plotësojmë vullnetin e tyre” ka thënë Deputetja e zgjedhur e LDK-së Valentina Bunjaku

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close