LAJME

Hendbollistja Shota Ramadani: Agim Shkodra punoi pa përfituar asnjë cent, jepte paratë e tij për të na ndihmuar

E hidhur por e vërtetë!

Shkruan: Shota Ramadani

/ pa redaktime gjuhësore/

Gjatë ceremonisë së varrimit të ndjerit Agim Shkodra pash qe kryetari komunes kishte dërguar një telegram ngushëllimi duke potencuar se ishte një ikon e hendbollit dhe një puntor i cili i sherbeu sportit të qytetit ndër vite me radhë …

Agim Shkodra , Dergut Abdullahu ,Selami Ymeri dhe shumë të tjerë dhan shumë për sportin Gjilanas,duke punuar pa asnjë qindarkë të vetme për klubin hendbollistik,madje ata jepnin paratë e fundit nga xhepat e tyre për ti dal në ndihmë klubit tonë,ku ndoshta i kan lënë atë ditë pa shujtën ditore familjarët e tyre …
E di, me kujtohet shpesh’herë kemi mbet rrugëve duke mos pasur me çka të udhëtojmë sepse s’kishim donacione nga komuna , mos të flasim për ushqimin që e siguronim vet ne sportistet nga xhepat tanë,madje ka pasur rast kur edhe rrugën kemi paguar vet,vetëm e vetëm që ambiciet tona drejt titullit të mos mbesin në gjysmë!!
Kemi bërë thirje qindra herë për të na dalë në ndihmë komuna ,dhe instancat perkatëse por kot ,gjithmonë haste në vesh te shurdhër kërkesa jonë, por ne sjemi ndalur asnjëherë deri në arritjen e objektivave tona..

Klubi hendbollistik i femrave, vitet më të mira dhe te suksesshme i kishte kur kompania e sigurimeve “Drita” security company mori përsipër të gjitha obligimet si donator ndaj këtij klubi ,me të gjitha shpenzimet ,atëherë ne u rikëmbëm.. Ndaj nesh u dha mbështetje financiare dhe morale,ku dhe suksesi ynë arriti kulmet më shumë se çdoherë.

Axha Dergut iku,iku edhe Axha Agim nuk i përkrahet dhe as nuk i çmuat sa ishin të gjallë ..
Të dy këta rënkuan nga sëmundje që duheshin kuruar me mjete financiare të bollshme,por fatkeqsisht të dy keto familje s’qëndronin mirë financiarisht, e ju as atëherë e as sot nuk ndërmorrët për ikonat tona të paktën ndonjë sigurim shëndetsor falas,e sot dërgoni letra ngushëllimi dhe shpreheni se jeni krenar…

Krenar janë sportdashësit dhe sportistet e Gjilanit, që sbashku hedhëm gurin atje ku patëm ënderruar ,por ju mos guxoni e as mos ngritni zërin duke u fshehur nën petkun e të qenurit të “pafajshëm” sepse ju heshtët ateherë kur ju është dashur të ngritni zërin dhe vullnetin, për qytetarët tuaj që njëherë ndër shekuj ka rastin te ketë bota.

Mbani mend hendbolli në Gjilan po shkon drejt shuarjes se klubit, gjë që Gjilanit do ti mungoj nje skuadër e tillë për vite me radhë, dhe kjo aspak dikënd nuk po e brengos!!
Ambasadorët më të mirë për Kosovën vitet e fundit ishin sportistët, e ju kaq lehtë dhe thjeshtë e harruat punën dhe sakrificat e njerëzve të cilët ishin bashķëthemelues të skuadrave të hendbollit si sport..
Përgjegjës janë edhe udhëheqësit e federatës së hendbollit në Kosovë..

Njerëz kfjelluni,thirrni mendjes ,çmoni njerëzit të cilët dhan dhe japin nga vetja të pamundurën per ta bërë të mundur …

P.s Me duani e më çmoni sa të jem gjallë e të shoh dritën e diellit,kur të mbyll sytë mos më lavdëroni sepse atëherë më ka mbuluar dheu i zi se s’shoh tjetër vetëm se errësirën që s’gjen dot dritën…

Ateherë mos më ngushëlloni me letra ngushëlluese ,sepse atëherë do të më ngushëlloj krijuesi im që do të më merr në krahët e tij…
Me duani e më çmoni derisa frymoj,kur të vdes më lerni të qetë në botën e amshuar!!!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close