LAJME

Ka ndërruar jetë Agim Shkodra, sportisti i cili një jetë ia kushtoi hendbollit dhe avancimit të sportit

Ka ndërruar jetë ish trajner i HC Drita Agim Shkodra. Lajmi për humbjen e tij është bërë i ditur nga familjarët e tij.

Shkodra për vite me radhë ka qenë sportist i dalluar dhe shumë i respektuar në komunitetin e sportit.

Vdekja e tij është humbje e madhe, jo vetëm për familjen, por edhe për rrethin më të gjerë.

Agim Shkodra vdiq në moshën 59 vjeçare, ndërsa varrimi i tij do të bëhet sot (e hënë) në Gjilan

Njoftimi :

Miqë të nderuar

Ju bëjë me dije se Babi jon AGIM SHKODRA ndrroi jetë sot me 23.12.2019 Vorrimi i të ndjerit bëhet sod me ikindi

/radiostar/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close