LAJME

Drejtori Komunal: Viti 2019 më i suksesshmi në realizimin e investimeve kapitale në Gjilan

Gjilan – Drejtori për Buxhet dhe Financa, Zijadin Maliqi, në një konferencë për gazetarë të mbajtur të hënën, vitin 2019 e ka vlerësuar si më të suksesshmin në realizimin e investimeve kapitale.

“Vëmendje i kemi kushtuar mbylljes së vitit fiskal, sidomos shpenzimit të mjeteve për investimet kapitale, ku deri sot kemi arritur në 92 për qind të shpenzimit të buxhetit për këtë kategori. Ky mund të llogaritet viti më i suksesshëm deri më tani në këtë aspekt”, ka thënë Maliqi.

Ai tha se kjo drejtori i ka kushtuar kujdes të veçantë transparencës financiare.

“Kjo është bërë përmes raporteve financiare, siç janë raporti përfundimtar, raportet 3-mujore, 6-mujore dhe 9-mujore, sikurse edhe raportet mujore financiare, me qëllim të informimit të qytetarëve si me të hyrat, ashtu edhe me shpenzimet e parasë publike. Për këtë transparencë, nga USAID jemi graduar me numrin maksimal të pikëve”, ka thënë Maliqi.

Gjatë vitin 2019, kjo Drejtori ka përgatitur kornizën afatmesme buxhetore, sikurse edhe buxhetin për vitin 2020 dhe vlerësimet e hershme 2021-2022, ndërsa këtyre dokumenteve iu kanë paraprirë dëgjimet buxhetore, që kanë qenë nëntë.

Maliqi ka pohuar se kujdes të veçantë i ka kushtuar tatimit në pronë si e hyrë e vetme e drejtorisë dhe kryesore e Komunës, ku dy muaj para përfundimit të vitit, është realizuar plani vjetor i inkasimit.

“Deri më sot, kemi arritur që për 10 për qind ta tejkalojmë planin vjetor. Pra, janë grumbulluar afro 1.6 milionë euro nga tatimi në pronë dhe për këtë i falënderoj qytetarët që kanë treguar përgjegjshmëri në pagesën e taksave”, ka thënë Maliqi./rajonipress/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close