LAJME

Shefik Surdulli: Një pikë shi, aman Perëndi, se Gjilani shkoi posht për UJË

Gjilan, 22 dhjetor 2019 – Dikur gëzoheshim kur ktheheshin dritat (elektriku). Tani drita ka boll, por jo UJË. Ndaj, qytetarët e Gjilanit tani i gëzohen një pike shiu, me shpresën se do të rikthehet normaliteti i jetës për ta. Por, a pritet uji veç prej qiellit, nga shiu?!
Ne me Zotin, me natyrën, nuk kemi atë fuqi të shtyhemi, por janë tjerat resurse, ato toksore që duhet bërë përpjekje njerëzore, për ta «gjetë» ujin.
Këtu mundemi. Pushtetarët janë ata përgjegjësit, ata që qeverisin me të gjitha resurset, me paranë publike të taksapuesve tanë. Qeveria komunale, në plan të parë, me në krye kryetarin e saj Lutfi Haziri, i cili edhe më tej “s’po laget” për këtë punë.
Ai organizon “gala mbrëmjet” e tij të famshme, gjë që nuk jemi kundër se edhe ato bëhen për nevoja humanitare por, Gjilani përditë e më shumë po kanoset prej rrezikut per ujë. Mungesë e jashtëzakonshme e ujit, në mungesë të të reshurave, por përshkak edhe të papërgjegjshmërisë së kryetarit Lutfi Haziri dhe qeverisë së tij anemike.
Përkundër nismave të hapjes së dy a tre puseve, që për nevojat e qytetarëve gjilanas janë ”pikë materiale», nuk është marrë ndonjë nismë tjetër serioze, ta zëmë: Hartimi i ndonjë projekti serioz – fizibiliteti për ndërtimin e pendave alternative, si ajo në lumin «Llapushnica» në Pogragjë, mandej burimi tjetër potencial i Moraves së Binqës, në ……., etj.
Kjo nuk është bërë ngase po shihet se krytari Haziri nuk e ka prioritet UJIN per qytetin dhe banorët e Gjilanit, sepse atij ia ka kthye shpinën.
Arsyetimet se nuk ka buxhet të mjaftueshëm për këto nisma – projekte, nuk e justifikon neglizhencën, indiferencën e tij e as të Kompanisë Rajonale të Ujit «Hidromorava».
Nëse nuk mund të sigurohet buxhet nga arka e shtetit, kryetari Haziri duhet ti drejtohet popullit për ndihmë emergjente financiare për sigurimin e ujit të pijes.
Nëse vërtetë s’ke derë tjetër, qite « mindilin » z. kryetar, se nuk është marre me lypë për popullin tënd, për t’ia siguruar UJIN atij, gjënë më elementare për jetë! Organizo edhe « gala mbrëmje » për këtë nevojë të domosdoshme jetsore, se edhe ashtu ia ke marrë dorën.

Së pari bëhu solidar me shtëpinë tënde e «robtë» tu, e mandej merru me të tjerët!

Shefik Surdulli /Këshilltar komunal, nga PDK Gjilan/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close