LAJME

Reagon Hidromorava: Mos u shqetësoni për cilësinë e ujit, arsyeja e ngjyrës për shkak të gypit

Hidromorava ka reaguar pas shqetësimit të qytetarëve në lidhje me cilësinë e ujit.

Ata kanë thënë se gjithçka është në rregull dhe ngjyra e zezë vie pas intervenimit në gypin kryesor, transmeton gjilani sot.

Po ju sjellim reagimin e plotë;

KRU “HIDROMORAVA” SH.A.
Njoftim për kualitetin e ujit
21.12.2019

Të nderuar konsumatorë!
Ju njoftojmë se kualiteti i ujit përmbushë standardet sipas udhëzimit administrativ 16/201 për konsum të ujit. Analizat fiziko-kimike të mostrave të ujit kryhen në baza ditore nga laborantët e certifikuar të KRU “Hidromorava”, po ashtu edhe nga Instituti Regjional i Shëndetit Publik (IRSHP).
Gjatë ditës së sotme shumë konsumatorë janë shqetësuar për kualitetin e ujit për arsye se uji ka qenë me ngjyrë. Ju njoftojmë se kjo ka ndodhur për arsye të intervenimit në gypin kryesor Ø 400 mm në dalje të rezervarit kryesor në FPU Përlepnicë, gjë për të cilin intervenim ju kemi njoftuar ditë me parë.
Prandaj, nuk ka arsye për tu brengosur për cilësinë e ujit.
Për çdo informatë shtesë na kontaktoni në:
Mob: 044 983 071, Tel: 0280 326 980,
Kujdestaria inaktive: 044 719 813.
Ju faleminderit!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close