LAJME

Gjilani në tmerr për ujë, Lutfi Haziri merret me Shqipërinë, çfarë njeri “out”

Shkruan: Kushtrim Kadriu – VATRA

Gjilani në tmerr për ujë, tash Lutfi Haziri merret edhe me Shqipëri
Sa i rrokatur duhet të jesh që në një katastrofë në të cilën ndodhet qyteteti i Gjilanit për mungesë të ujit, të merresh me Shqipërinë.


Lutfi Haziri tash paska filluar të mirret edhe me Shqipërinë. Deri tash në axhendë e ka pasur Prishtinën, të cilën e boni fet, tash I paska mësyer edhe Tiranës. Çfarë njeri “out” krejt! E me Gjilanin kur do të mirresh ore i uruar?


Çudi se si ky kryetar nuk e sheh realitetin krejt lakuriq në Gjilan, realitetin e hidhur, por jeton një një realitet jashtë realitetit.
Lutë nuk je liderë i dyjesë që të të shohin se a bëre diçka për Shqipërinë a jo. Ti je kryetarë i një komune të anashkaluar në të gjitha aspektet. Fillo e kthjellu allahile e merru ujin, organizo gala mbrëmje për këtë çështje e hap puse. Mos ia fyej inteligjencën një qyteti të tërë me këso veprime dëshpëruese. Shqipëria, shyqyr Zotit, ka grumbulluar mjaftë ndihma dhe të jeshë i bindur se nuk ka nevojë për ndihmën tuaj në këtë moment. Asaj i janë dhuruar 20 milionë nga Katari, 3.2 milionë Kuvajti, 3 milionë Arabia Saudite, 500 banesa Turqia, 1 milion Bexheti etj., përderisa Gjilani vuan për ujë. Merru me Gjilanin, kthjellu nga dehja amanin ta kemi, se na more në qafë, nga momenti në moment mund të shpërthejë ndonjë epidemi e ti parat e Gjilanasve do t’i dërgosh dikah tjetër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close