LAJME

Qytetarët e Gjilanit shpresat tek bidoni, fillojnë të pastrohen me kova

Qytetarët e Gjilanit janë duke u ballafaquar shumë seriozisht me mungesën dhe cilësinë e ujit, transmeton Gjilani SOT

Situata sa po fillon e po bëhet më alarmante. Qytetarët janë thellësisht të mllefosur dhe të dëshpëruar me këtë situatë të cilën e ka kapluar qytetin e Gjilanit.

A ka ujë dhe a erdhë uji, janë dy pyetjet më të shpeshta në përditshmërinë e një qytetari gjilanas.

Shumë qytetarë kanë dërguar foto të ujit që ka marrë ngjyrë të zezë, disa të tjerë kanë dërguar edhe foto duke u pastruar me kova por që kanë kërkuar të mos pulikohen.

Shumica e familjeve në Gjilan, nëpërmjet blerjes dhe mbushjes së bidonave janë duke u munduar përkohësisht ta shmangin mungesën e ujit.

Shpresojmë që institucionet lokale dhe nacionale të veprojnë urgjentisht në zgjidhjen e këtij problemi esencial për qytetarët e Gjilanit. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close