LAJME

Qentë endacakë pranë hyrjes së kampusit të shkollave të mesme

Qentë endacakë pranë hyrjes së kampusit të shkollave të mesme! Institucioni përkatës komunal të intervenojë urgjentisht…!

Në hyrje të kampusit duhet sa më parë të largohen edhe veturat, dhe kjo zonë të kthehet në vendkalim të papenguar për nxënës e mësimdhënës.

Qentë nuk e kanë vendin as në ambientet e kampusit të shkollave të mesme. Menaxhmenti i kampusit në bashkëpunim me organin përkatës komunal duhet t’i largojë qentë nga aty.

Qentë duhet të jeni në një vend të caktuar, por të lëvizin pranë shkollave, nëpër qendër të qytetit, nëpër lagje, rrugë e rrugica, kënde, nuk bën… Sepse, përveq që rrezikojnë kalimtarët, japin një pamje aspak urbane dhe kulturë qytetit.

Prandaj, të mos pritet deri te ndonjë e papritur e pastaj të veprohet.

Veprimi i menjëhershëm, largimi i qenve nga qendra, lagjet, rrugët…

Madje, edhe ata që po tërheqin për kanistre qentë e tyre qendrës së qytetit e rrugëve, t’u tërhiqet vërejtja. Qyteti nuk ka hapësira të veçanta për shëtitje qensh, andaj t’i mbajnë në oborret e tyre.

Fëmijët, gratë shtatzëna e kalimtarët janë ankuar dhe kanë shprehur shqetësimin e tyre, sepse me frikë kalojnë rrugën pranë atyre me qenë për dore.

Në foto: (të dërguara nga një bashkëpunëtor i gazetës): Qentë në rrugicën që çon në hyrje të kampusit të shkollave të mesme… Aty janë dy pengesa për nxënës e mësimdhënës: qentë dhe veturat që parkohen, të cilat hyjnë e dalin gjatë tërë ditës! /koha.press/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close