LAJME

Naser Korça “thumbon” Nevzad Isufin: A e di kush, a u bonën 24 orë?

Drejtori i Shërbimeve Publike z. Naser Korça ka zgjedhur thumbimin dhe ironizomin për t’iu kundërpërgjigjur kreut të Vetëvendosjes në Gjilan z. Nevzad Isufi.

Të martën, në një reagim në profilin e tij në fejsbuk, Nevzad Isufi kishte kërkuar nga z. Naser Korça të kërkojë falje brenda 24 orëve ose do ta padiste në Gjykatë.

Pas kësaj ka reaguar edhe Drejtori i Shërbimeve Publike ku thekson “A pe di kush a u bonin 24 orë nga e martja…?
Un jam tuj prite ende edhe pse jane ba 48 orë…✌️✌️✌️“

Ende nuk dihet nëse Nevzad Isufi e ka deponuar padinë e tij në Gjykatë. Në reagimin e tij e kishte quajtur Naser Korçen Drejtor të Gënjeshtrave Publike. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close