LAJME

Kryesuesi i Bordit në UKZ: Është shkelë rregullorja e punës së KD me rastin e votimit të pro rektorëve

Me datë 13 nëntor 2019, Universiteti “Kadri Zeka” ka lëshuar një Komunikatë ku thuhej se janë zgjedhur dy pro rektorët e rinj.

Dukagjin Leka dhe Xhevdet Thaqi sipas komunikatës janë dy pro rektorët të cilët janë emëruar në këto dy funksione.

Në hulumtimin e gazetës Sinjali, është zbuluar fakti që Kryesuesi i Këshillit Drejtues z. Ibrahim Kosumi nuk i ka nënshkruar Vendimet për këta dy pro rektorë.

Pavarësisht kësaj, dy pro rektorët janë duke i ushtruar këto dy funksione.

Po ju sjellim hulumtimin e Gazetës Sinjali;

Zgjedhja e Thaçit prorektor është kumtuar përmes një njoftimi të këtij universiteti, që mban datën 13 nëntor 2019, anipse Gazeta Sinjali mëson se ky vendim nuk është nënshkruar nga Kryesuesi i Këshillit Drejtues, Ibrahim Kosumi. 

Kosumi tregoi për Gazetën Sinjali se cila është arsyeja e mosnënshkrimit të këtij vendimi. 

“Arsyeja është se është shkelë rregullorja e punës së KD (Këshillit Drejtues) ku zgjedhja e prorektorëve duhet të bëhet me votim të fshehur dhe asgjë tjetër nuk ka”, tha Kosumi. 

Kurse, mosnënshkrimin e vendimit për zgjedhjen e tij prorekor, Xhevdet Thaçi refuzoi të komentojë, duke thënë se ai nuk është person kompetent për të folur rreth interpretimit të rregullore së Këshillit Drejtues. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close