LAJME

I ndjeri Doktor Asllan Elezi duke trajtuar pacientët në Gjilan shumë dekada më herët

I ndjeri Doktor Asllan Elezi do të mbetet gjithmonë në mendjen e qytetarëve të Gjilanit. Puna e tij e madhore dhe fisnike padyshim që do të kujtohen me respekt dhe krenari nga të gjithë.

Gjilani SOT kthehet shumë kohë më pas. Kujton njeriun i cili në kohën kur vepronte u shndërrua në simbol për shërim.

Doktor Asllan Elezi bëri shumë në parandalimin e sëmundjes së TBC – së, që aso kohe ishte mjaft e përhapur dhe njëkohësisht edhe vdekjeprurëse.

Foto e mësipërme është realizuar së paku 45 vite më herët. Në një kohë të rënduar në aspektin politik, por edhe me mungesë të theksuar të pajisjeve medicinale.

Shpirti human, vullneti për t’i shërbyer qytetarëve si dhe profesionalizmi tejkaluan çdo vështirësi. Forca e mendjes dhe zemrës së tij ishte më e madhe se çdo barrierë që mund t’i dilte rrugës gjatë ushtrimit të profesionit të tij. Ishte aty për pacientin, për këdo që kishte nevojë. Andaj, kujtimi për të është i domosdoshëm. Respekti për të nuk do të pushojë asnjëherë! Përkundrazi, do të mbetet i përhershëm ashtu siç ishte edhe vepra e tij. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close