LAJME

Gjendje aspak e mirë në Gjilan: Mungesa dhe cilësia ujit po shqetësojnë qytetarët

Mungesa e ujit si dhe kualiteti i saj janë momentalisht dy çështjet kryesore me të cilat janë duke u ballafaquar në përditshmëri qytetarët e Gjilanit.

Dhjetëra qytetarë kanë dërguar në redaksinë tonë foto të ujit i cili ka marrë ngjyrën e kaftë.

Disa lagje janë duke u ballafaquar me reduktime të mëdha. Qytetarët shprehen se edhe pas ardhjes së ujit nuk po guxojnë ta konsumojnë për arsye të ngjyrës së saj.

Për shkak të problemeve rreth ujit të pijshëm, muajve të fundit ka pasur edhe reduktime të ujit. Masat dhe kontrollet rreth keqpërdorimit të ujit janë shtuar nga autoritetet kompetente.

Ende nuk dihen saktësisht arsyet e ujit të ndotur, e cila shihet qartësisht në foton e dërguar nga banorët e lagjes.

Mund të jetë edhe shkaku i gypave të vjetër të cilët e tjetërsojnë ngjyrën. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close