LAJME

Në mungesë të rrugës, banorët e Gjilanit po ikin jashtë vendit

Gjilan – Përkundër kërkesave dhe thirrjeve të vazhdueshme tek organet komunale nga banorët e rrugës qarkore për hapjen e rrugëve të bllokuara, ato vazhdojnë të jenë te mbyllur duke mos ditur se si të dalin nga kjo situatë e krijuar!

Kjo është letra e dytë publike e banorëve të rrugës qarkore për ndihmë tek Komuna e Gjilanit në mënyrë që sa më shpejtë që të jetë e mundur të zhbllokohen rrugët dhe banorët e kësaj lagje të i shfrytëzojnë lirshëm ato deri në shtëpitë e tyre.

E gjithë kjo situate e krijuar ka ardhë si pasojë e mos shpronësimeve me kohë nga Komuna e Gjilanit të pronave të cilat janë të destinuara si rrugë publike me planin urbanistik në fuqi dhe si pasojë e kësaj pronarët e tokave po i bllokojnë rrugët dhe po kërkojnë kompensimin tyre.

Duke e pa rrezikun që mund ta kenë banorët e shtëpive me pronarët e tokave ata kanë filluar të i shesin shtëpitë e tyre përkundër vullnetit të tyre dhe po detyrohen të emigrojnë në botën e jashtme në mungesë të ofrimit të infrastrukturës rrugore dhe shërbimeve të tjera komunale nga Komuna e Gjilanit edhe pse janë të pajisur me leje të ndërtimit që nga viti 2005 thuhet në reagimin e banorëve të rrugës Qarkore në Gjilan./rajonipress/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close