LAJME

Labinotë Demi Murtezi: Pse LDK zgjodhi të parën Ministrinë e Punëve të Brendshme

Deputetja e Vetëvendosjes znj. Labinotë Demi Murtezi ka shkruajtur në profilin e saj në fejsbuk në lidhje me zhvillimet e fundit politike.

Deputetja e Vetëvendosjes ka vendosur theksin tek ndarja e pozitave qeveritare, por që ka specifikuar Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ja postimi i plotë;

Nëse të gjitha ministritë janë të rëndësisë së njejtë, siç u deklarua z.Mustafa, pse LDK insistonte të zgjidhte e para?

Pas kësaj të drejte, pse LDK zgjodhi të parën Ministrinë e Punëve të Brendshme?

Për cilin mirëbesim na mbetet të flasim tani?

Qytetarët e Republikës së Kosovës kanë votuar për ndryshimin e menaxhimit të sektoreve qeveritare në mënyrë profesionale dhe pa korrupsion. Ky ka qenë premtimi ynë i përbashkët. Mos të presim, le ta bëjmë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close