LAJME

Jashari: Gjykatat dhe institucionet e tjera në vend, në vazhdimësi shkelin të drejtat e qytetarëve

Gjilan – Hamdi Jashari është njëri nga avokatët më me ndikim në Anamoravë dhe më gjerë, pedant dhe me një kulturë të lartë profesionale, avokati Jashari vazhdon të mbetet më i kërkuari nga qytetarët dhe klientët pikërisht sepse ka arritur të godas anën e errët të gjyqësorit, duke e kthyer besimin në mesin e qytetarëve. Hamdi Jashari ka arritur ta stopojë një nga lëndët më të përfolura në Gjilan, rastin e njohur si “Ferizi Petroll” i përshkruar me shumë lëshime skandaloze dhe zhytje kriminale të njerëzve që e kanë përkrahur më të fortin. Hamdi Jashari një kuadër e ri e me perspektivë njihet si principiel në profesion dhe për shkak të pamjes fizike dhe korrektësisë në punë të gjithë e quajnë si “anglez”. Thotë se tërë këtë edukatë profesionale e ka trashëguar nga prindërit e tij e në veçanti nga ish avokati i njohur babai Avni Jashari. 

Duke folur për efikasitetin, përparësitë, të metat, mangësitë dhe dukuritë e tjera të sistemit të drejtësisë në vend, avokati Hamdi A. Jashari flet për rajoniprress për të gjitha dukuritë shqetësuese që e përcjellin këtë sferë.

Avokati Jashari i cili ndonëse ende mund të konsiderohet gjeneratë e re, i njëjti në lëminë e jurisprudencës ka një përvojë të gjatë profesionale dhe mbi të gjitha të pasuar edhe me një traditë të gjatë familjare në fushën e drejtësisë. I rritur, i edukuar dhe i ndërtuar fillimisht si njeri e pastaj edhe profesionalisht, në një familje me traditë në këtë fushë, nga babai ish gjyqtar dhe avokat i mirënjohur, tashmë i ndjerë Avni Jashari, i cili për 30 vite me radhë ushtroi me dinjitet dhe sinqeritet profesionin, fillimisht si gjyqtar deri në vitet e 90-ta, ndërsa në vazhdim deri në vdekje profesionin e avokatit, po ashtu nga nëna juriste e diplomuar, ndër juristet e para femra në regjionin tonë, e pensionuar para pak kohësh, e cila për vite me radhë ishte drejtoreshë në një institucion të rëndësishëm në regjionin e Gjilanit, ky avokat prej kohësh, falë të gjitha atyre që u thanë më lartë por, më tepër falë përgatitjes së vazhdueshme profesionale, përkushtimit me dedikim në profesion, vigjilencës, organizimit, korrektësisë dhe rezultateve nga përfaqësimi i lëndëve (ndër to disa lëndë tejet të rëndësishme dhe voluminoze) ka arritur që të ndërtojë imazhin e një avokati briliant.

Një numër i madh i klientëve, i kanë falur besimin, pasi që e njohin që nga mosha relativisht e re, pasi që i njëjti që nga fillimi i shkollës së mesme, në vitet e para të pasluftës, si nevojë e kërkesave të kohës për shkak se duke nisur nga avancimi i teknologjisë dhe volumi i madh i lëndëve në zyrën e babait të tij por, më tepër nga pasioni i tij për këtë profesion, ka asistuar në punën e babait të tij, avokatit të mirënjohur tashmë të ndjerë Avni Jashari, i cili me një përvojë të gjatë mbi 30 vjeçare në gjyqësor dhe avokati edhe sot e kësaj dite mbetet i nderuar dhe i respektuar nga klientët, rrethi, bashkëpunëtorët dhe qytetarët në përgjithësi.

Gjatë bisedës me avokatin Jashari, kemi trajtuar dukuri të shumta të sistemit të drejtësisë në vendin tonë. Se sistemi i drejtësisë në përgjithësi në vendin tonë ka ende për të dëshiruar, avokati Jashari përmendi vetëm disa elemente qenësore, të cilat bëjnë që sistemi i drejtësisë në vendin tonë të jetë ky që është tani.

Avokati Jashari thotë se në sistemin e drejtësisë, më konkretisht në gjyqësor dhe prokurori ka ngecje që burojnë fillimisht nga fakti që në këto institucione ka ende individë që janë emëruar gjyqtar apo prokurorë dhe këtë fakt respektivisht pozicionin e gjyqtarit apo të prokurorit e shohin “si një vend pune me një pagë të mirë” e asgjë më shumë, ndërsa sipas avokatit Hamdi Jashari, profesioni i gjyqtarit dhe prokurorit nuk duhet trajtuar “si një vend pune me një pagë të mirë por, si një pozicion me një përgjegjësi tejet të lartë, që kërkon përgatitje të lartë dhe të vazhdueshme profesione, zhvillim koherent dhe mbi të gjitha rezultate të dëshmuara në trajtimin apo gjykimin efikas dhe korrekt e kërkesave të qytetarëve apo institucioneve”

Sipas avokatit Jashari, sistemit të drejtësisë në vendin tonë i mungojnë gjyqtarë dhe prokurorë që meritojnë plotësisht pozitat që kanë, pasi që përveç kualifikimit shkollor, të njëjtëve i’u mungojnë shumë elemente të tjera që si tërësi këta individ i bëjnë të pa aftë dhe të padenjë për të qenë gjyqtar apo prokuror, duke përjashtuar disa gjyqtar dhe prokurorë të caktuar, të cilët është fat i madh që i kemi në vendin tonë, pasi që punën e tyre e bëjnë në mënyrë të shkëlqyer dhe në rastet kur një lëndë e trajtojnë të tillët, çfarë do epilogu që merr lënda, unë si avokat apo edhe vet qytetari pajtohemi me vendimin e tyre, pasi që gjyqtarët dhe prokurorët e tillë (e që ne vendin tonë janë të paktë) çështjet i trajtojnë me shumë përkushtim dhe profesionalizëm, sa që në punën e tyre nuk është korrekte që të gjejmë vërejtje dhe ndoshta falë tyre sistemi i drejtësisë ende mbetet në këmbë, pa u shembur plotësisht dhe janë shpresë për një të ardhme më të mirë.

Sipas avokatit Jashari, qytetarëve të vendit tonë, në disa gjykata, duke filluar nga Gjykata e Apelit të Kosovës (në të gjitha departamentet dhe divizionet), Gjykata Themelore në Prishtinë dhe disa gjykata të tjera, në mënyrë të vazhdueshme prej shumë vitesh, që nga hapat e parë të procesit gjyqësor u shkelen të drejtat themelore të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. “Qytetarët e vendit tonë, iniciojnë procese gjyqësore, qoftë civile apo të tjera, ata deponojnë parashtresat në gjykata dhe të njëjtit përveç se arrijnë që të pajisen me numrin që mbanë lënda e tyre, të njëjtit nuk kanë të drejtë të informohen në lidhje me faktin se kush është gjyqtari që do t’a gjykojë kërkesën e tij, e që është në kundërshtim “me të drejtën për një gjykim të drejtë dhe në një kohë të arsyeshme”, pasi që ka pasur raste kur qytetari i caktuar ka deponuar një kërkesë në gjykatë, ndërsa gjyqtari i caktuar lëndën e tij me vite e ka mbajtur në sirtarë, pa e treguar fare në punë, ndërsa pas më shumë se 5 vitesh kur ka filluar procesi, është konstatuar se një gjyqtar i tillë ka pengesa ligjore për t’a trajtuar atë lëndë, si pasojë e rrethanave të përcaktuara me ligj, që shpijnë në përjashtimin e tij nga lënda. Fshehja e emrit të gjyqtarit në lëndën e caktuar, nga drejtuesit e gjykatave në fjalë ndoshta “pa dijeninë e tyre” (pasi që kur kanë marrë një urdhër të tillë drejtuesit e gjykatave të caktuara nuk kanë menduar sa duhet) ndoshta është bërë me qëllim të mirë dhe në kuptim të luftës kundër korrupsionit por, në fakt një veprim i tillë konsideroj që ka shkaktuar edhe më shumë korrupsionin në këtë drejtim, e këtë e dijmë të gjithë se si ndodhë, nuk kemi nevojë që të shpalosim detajisht sepse fenomeni i “sekserizmit” është evident në masë të madhe në këto institucione, pikërisht falë pengesave që vet drejtuesit e gjykatave të caktuara i kanë bërë pa u menduar mirë për këtë gjë”.

Sipas avokatit Jashari, një shkelje e tillë qytetarëve i’u bëhet sidomos nga Gjykata e Apelit të Kosovës (në lëminë e lëndëve civile), ku Gjykata e Apelit si gjykatë e shkallës së dytë, vendosë me vendim në formë të shkruar në lidhje me një ankesë të caktuar, ndërsa qytetari kur e pranon vendimin në fjalë, me vonesë vëren se çështjen e tij e ka gjykuar një gjyqtar që ka mund të ketë pengesa për t’a gjykuar atë qytetar, ndërsa qytetari më nuk ka mekanizma ligjor për t’a kthyer çështjen në gjendjen e mëparshme dhe ai vendim veç se ka shkaktuar pasojë juridike, pasi që lënda më veç se merr epilog tjetër (kthehet në rivendosje dhe zvarritet edhe për 5-10 vite të tjera) që i konvenon palës tjetër.

Jashari mendon se korrupsioni më shumë luftohet nga OJQ-të nëpër hotelet luksoze të Prishtinës përmes konferencave e takimeve, se sa institucionet e kompetente për këtë gjë.

Më tutje avokati Jashari shtoi se, çështjen gjyqësore në çdo vend të botës “nuk janë ndjenjë e këndshme për qytetarin”, pasi që proceset gjyqësore me të vërtete në vehte bartin sfida dhe lodhje psikike për vet subjektin (qytetarin) që është pjesë e tyre” por, ne vendin tonë kjo “ndjenjë e pa këndshme” lirisht mund të them se qytetarit i shndërrohet në një “kancer”, pasi që proceset fillojnë në një moment të caktuar, ndërsa mbarimi i tyre, sidomos i lëndëve civile zgjatë edhe me dhjetëra vite, e ndoshta për sa është në jetë vet subjekti (qytetari) një proces i tillë nuk përfundon asnjëherë, pra qytetari e fillon procesin, zvarritet me dhjetëra vite nëpër gjykata dhe në fund ndërron jetë, pa arritur që të realizojë të drejtat e tij, që në disa raste janë të drejta të pa trashëgueshme të trashëgimtarë e tij, kështu që falë një sistemi “efikas” të drejtësisë që kemi në vendin tonë, qytetarët e tillë pësojnë pa drejtësi të tilla.

Sipas avokatit Jashari, në gjykatat vendore ka raste ku proceset gjyqësore janë duke u zhvilluar qe 15-20 vite dhe në lidhje me të njëjtat ende nuk ka një vendim përfundimtarë, e kjo sipas tij është një drejtësi e mohuar që shkaktohet nga shumë elemente, duke filluar nga dukuria e korrupsionit (financiar apo në ndonjë formë tjetër), nga pa aftësia e gjyqtarëve dhe nga mungesa e guximit të tyre për të vendosur përfundimisht mbi një çështje të caktuar.

Jashari tha se disa gjyqtar në vendin tonë ende e përdorin taktikën e vjetër komuniste të njohur me emrin “problemi im kalon te tjetri”, pasi që të njëjtit nuk vendosin meritorisht në çështje të caktuar, duke lënë me vetëdije hapësira dhe mangësi në vendimet e tyre, në mënyrë që barrën kryesore t’ia lënë gjykatës së shkallës së dytë dhe në këtë mënyrë, qytetari pëson jashtëzakonisht shumë si në aspektin kohorë e po ashtu edhe atë përmbajtësor.

Sipas avokatit Jashari, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe ai Prokurorial, duhet që në mënyrë të vazhdueshme të kontrollojnë punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe atë jo vetëm në aspektin e numrit të lëndëve që ata shqyrtojnë apo zgjidhin por, edhe në kuptim të të asaj se si i vendosin apo zgjidhin lëndët në fjalë sepse, nëse një gjyqtar nxjerrë një numër të madh të vendimeve gjyqësore dhe arrinë normën e caktuar që i nevojitet atij brenda një periudhë kohore por, vendimet e tilla janë vazhdimisht të rrëzueshme (me apo pa të drejtë) apo nëse një prokuror ngritë aktakuza, të cilat në shumë raste bijne poshtë apo refuzohen, atëherë vetëm “vendosja në numër të madh” të lëndëve, nuk është sukses i këtyre institucioneve dhe pikërisht ndoshta edhe ky fenomen që është pasojë e pa aftësisë së tyre dhe pa denjësisë për një pozitë të tillë, prej vitesh ka shkaktuar dhe shkakton problemet që gjyqësorin dhe prokurorinë e kanë sjellë në një gjendje jo të kënaqshme. “Pra, nuk mjafton që një gjyqtar apo prokurorë vetëm të zgjidhë apo procedojë lëndë por, lëndët e tilla duhet të jenë të trajtuara me përkushtim dhe profesionalizëm dhe si derivat i saj të jenë edhe të qëndrueshme juridikisht, e jo të njëjtat të bëhen “shkel e shko”, ashtu që të njëjtat vetëm të “zvarriten poshtë e lartë”, pa një përfundim meritor, e që shkakton në mënyrë të drejtpërdrejtë rritjen pa nevojë të numrit të lëndëve në gjykata.

e gjithë mangësitë që ka sistemi i drejtësisë në vend, avokati Jashari vlerëson se qytetarët dhe avokatët duhet të kenë besim të plotë në institucionet e drejtësisë por, nga të njëjtit me këmbëngulje të kërkojnë vazhdimisht dhe me përkushtim të drejtat që u takojnë, pasi që në zgjidhjen dhe vendosjen e një çështje nga gjykata, rol të rëndësishëm luan edhe përkushtimi i vet qytetarit, marrja me seriozitet dhe gjithashtu përkushtimi dhe angazhimi i avokatit, andaj nga ky këndvështrim, inkurajon qytetarët që pavarësisht vështirësive që dalin në këtë rrugëtim, të njëjtit duhet të mos ndalen më realizimin e kërkesave të tyre, pasi që sipas tij “Drejtësia vonon por, nuk harron”, gjë që u dëshmua në disa raste, për të cilat avokati Jashari ka autorizim nga palët që të flasë edhe publikisht siç është rasti i ” Murat Limanit nga Prishtina” i cili për 20 vite ishte i provuar nga shfrytëzimi i pronës së tij por, në fund i njëjti përsëri riktheu pronën, falë këmbëngulësisë së tij si qytetar dhe përkushtimit profesional të avokatit, e po ashtu rasti i njohur si “Ferizi Petrol” nga Gjilani, ku Bekim Mustafa për pak sa nuk e rihumbi pronën e tij, si pasoj e një procesi përmbarimor me shumë shkelje dhe parregullsi, ku ka edhe elemente të veprës penale, nga drejtuesit e këtij procesi, por Bekim Mustafa, asnjëherë nuk ka hequr dorë dhe nuk o të heqë dhe do të ketë mbështetjen e vazhdueshme nga ana jonë si avokat, deri në frymën e fundit edhe përkundër faktit që një proces i tillë botërisht shihet se është shumë i ndikuar nga elementet që i përmendëm më lartë, pra korrupsioni, zvarritja, a aftësia dhe si i tillë është “për t’u studiuar”.

Për fund, avokati Jashari, sugjeron që si gjykata, prokuroria, avokati dhe institucionet e tjera, të mos ndalen në luftimin e dukurive negative, të angazhohen maksimalisht në rritën e cilësisë së gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve dhe aktërëve të tjerë, e jo vetëm në rritjen e numrit të tyre sepse, sipas Jasharit, vendi jonë është një vend i vogël, me pak popullatë dhe nëse punohet me përkushtimin që duhet, gjërat do të ecin ashtu siç e meritojnë qytetarë, tek të cilat apelon në ngritjen vetëdijes qytetare për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtat e tyre./rajonipress/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close