LAJME

Viti 2002: Luta duke e vënë gurëthemelin në shkollën “Rexhep Elmazi” me vlerë afro 1 milion marka

Lutfi Haziri është figurë e njohur politike. Ashtu siç është tani edhe para 18 vitesh ishte Kryetar i Komunës së Gjilanit.

Në disa foto të marra nga Gjilani SOT në kanalin Infilm, shihet kryetari Lutfi Haziri duke e vënë gurëthemelin e aneksit të shkollës “Rexhep Elmazi”.

Ai gjatë vënies së gurëthemelit kishte thënë se “shkolla do të ndërtohet konform standardeve evropiane dhe do të jetë një shkollë shumë moderne që do të kushtojë afër 1 milion marka dhe do ta zgjedhë problemin e nxënësve në Dheun e Bardhë”.

700 mijë marka ishin siguruar nga uforku ndërsa 300 mijë të tjera nga Kuvendi Komunal i Gjilanit.

Pamjet e videos janë të publikuar në kanalin InFilm Productions. https://m.youtube.com/watch?v=8lhhlnEpSGk

Lutfi Haziri në nëntor të vitit 2000 u zgjodh kryetar, në të cilin funksion ai qëndroi deri në dhjetor të vitit 2004. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close