LAJME

Kisha katolike e vetmja në Gjilan, që reziston për 80 vjet, gjendet në fshatin Dunav të Epërm

Është kisha e parë kaltolike dhe  evetmja e ndërtuar në komunën e Gjilanit. Kisha e Shën Anës  që gjendet në fshatin Dunav të Epërm  u ndërtua në  vitin 1938, në të njëjtin vit që u ndërtua edhe xhamia e këtij fshati.

Kisha e cila që nga viti 2014 gjendet në Listën e Trashëgimisë Kulturore nën mbrojtje të përkohshme, gjatë luftës në Kosovë kishte shërbyer edhe si spital.

Kisha e Shën Anës e ka një pozitë shumë të mirë gjeografike: gjendet në afërsi të kufirit shtetëror ndërmjet Kosovës, Serbisë e Maqedonisë, si dhe ka një lartësi mbidetare prej 800 metrash. Ka një oborr të trajtuar mirë, të rrethuar me plepa, pisha, e drunj bliri.

Rreth 300 metra larg kishës gjenden varret e fshatit. Baza e kishës është e ndërtuar nga gurët, ndërsa muret e saj nga tullat dhe llaçi i gëlqeres. Muret janë të veshura me gurë shtufi ngjyrash të ndryshme, të rrethuara me llaç vazhdues me hulliza në formë fugash. Në anën e majtë të hyrjes është kambanorja e saj katrore e ngritur në një lartësi prej 12 metrash.

Në fasadën e kambanores ndodhet një nishë që është e lartë përafërsisht sa dera hyrëse. Mbi nivel të nishës, në të katër fasadat e kambanores, ndodhet nga një dritare e ngushtë. Nga aty kambanorja ngushtohet dhe përfundon me kulm mbi të cilin gjendet kryqi. Mbi derën hyrëse është një pllakë e thjeshtë në të cilën shkruan emri dhe data e ndërtimit të kishës “Kisha Katolike e Shën Anës, 1938”. Anash derës hyrëse janë dy dyer të mbyllura: para rinovimit të fundit (më 2012) njëra komunikonte me kambanoren ndërsa tjetra lidhej me rrëfyestoren.

Tashmë është krijuar një korridor i ngushtë nga i cili hyhet drejtpërdrejt në sallë të lutjes sepse kisha është njëaniatëshe. Në të vërtetë në sallën e lutjeve mund të hyhet nga tri hyrje paralele që paraqesin një lloj tribeloni, por pa arkada. Në të dy anët ndodhen bankat për t’u ulur njerëzit, duke e krijuar kështu një korridor në mes për lëvizje. Salla e lutjeve përfundon me absidën gjysmërrethore si nga brenda, si nga jashtë. Anash absidës ndodhen dy kthina ndihmëse.

Në ballë të absidës gjendet një dritare drejtkëndëshe, kurse në muret anësore gjenden nga tri dritare, por ndriçimi në kishë në përgjithësi nuk është i mjaftueshëm. Në dyshemenë e ngritur me dy shkallë, e cila ndodhet në pjesën e absidës, qëndron i ngritur altari. Kulmi i kishës është dyujor, ndërsa një kulm më i ulët i përket absidës. Kulmi është riparuar në vitin 2012, kur i janë shtuar edhe ulluqet. /ndertimi/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close