LAJME

Ismajl Kurteshi 2001: PDK do ta luftojë varfërinë, Hydajet Hyseni: PDK është parti e së nesërmes

Në zgjedhjet e para parlamentare, PDK ka mbajtur një tubim zgjedhore edhe në fshatin Dobërçan.

Në pamjet e publikuara në kanalin infilm, shihen protagonistët kryesorë të PDK-së në atë kohë.

Ismajl Kurteshi dhe Hydajet Hyseni atë kohë, nuk i kursenin fjalët më të mëdha dhe premtimet në emër të PDK-së.

Në video, Ismajl Kurteshi ndëgjohet dukë ju thënë qytetarëve të Dobërçanit se “PDK do ta luftojë varfërinë me punë dhe angazhim”.

Ndërsa, Hydajet Hyseni thoshte “PDK është parti e së nesërmes, ajo është parti e re; e re edhe në moshë, e re është edhe në shpirtë, edhe në synime edhe në ideale… do t’i bëjmë të mundshme edhe ato që duken të pamundshme…”

Sot, z. Kurteshi dhe z. Hyseni janë dy nga figurat më të rëndësishme në Lëvizjen Vetëvendosje. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close