LAJME

FLUIDI zgjedhet eksportuesi i vitit

E themeluar me qëllimin kryesor për të ofruar produkte cilësore në kategorinë e pijeve freskuese, të buta, energjike si dhe të produktit ushqimor si vajit Floil, FLUIDI u vlerësua si eksportuesi i vitit 2019. Ky çmim i madh është ndarë nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Puna e pandalur, përkushtimi dhe shfrytëzimi i mundësive në mënyrë direkte dhe indirekte ndikuan në suksesin që tani u dekorua me titullin eksportuesi i vitit. Pavarësisht çmimit, prioriteti i kompanisë FLUIDI mbetet kujdesi i lartë ndaj konsumatorit në raport me cilësinë e produkteve.

FLUIDI falënderon të gjithë ata që besuan në produktet e tij, bashkëpunëtorët dhe secilin individ që në ndonjë mënyrë apo tjetrën kontribuan në zhvillimin tonë.

Duke pasur vizion ta forcojmë frymën biznesore në favor të komunitetit ku veprojmë do të shërbejmë më të mirën dhe do të vazhdojmë bashkarisht drejt sukseseve tjera!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close