LAJME

Haxhi Metushi – njeriu i palodhur të cilin e lartësoi puna e shërbimi ndaj qytetarëve

Metush Islami, i njohur për opinionin e gjerë si Haxhi Metushi, është emër i cili gërsheton katërcipërisht punën, ndershmërinë dhe shërbimin.

Qytetarët e Gjilanit e njohin mirë. Është shembull se si fitohet respekti nga të gjithë nga veprat dhe jo fjalët.

Puna e tij e përditshme nuk është punë e rëndomt dhe e lehtë. Është punë e sfidueshme. Nëse shtojmë këtu edhe faktin që tani e më shumë se tridhjetë vite Haxhi Metushi, me konsistencë dhe i paluhatur asnjëherë ka qëndruar vertikalisht përball qytetarëve edhe në kohërat më të rënda, transmeton Gjilani Sot.

Qytetarët tregojnë me respekt të lartë për punën e tij. E filloi para luftës e vazhdoi edhe gjatë luftës. Edhe në kohën e bombardimeve gjatë luftës, kur rreziku ishte permanent për qytetarët të cilët ekspozoheshin, por për Haxhi Metushin ndihma ndaj njerëzve ishte më e madhe se rreziku që mund t’i kanosej vetes së tij.

Në çdo rast, ai bashkëndjeu me familjet të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre. Ishte aty dhe për ta. Pa kursyer asgjë nga vetja e tij.

Modest dhe fjalë pak është edhe tani. Pavarësisht që tani është në moshë më shtyer, ai vazhdon të punojë pa ndalim. 

Në rrugën e tij sfiduese s’ka si mos të përshëndetet, falënderohet dhe respektohet nga qytetarët e Gjilanit. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close