SPORT

Në vitin 1988, kështu kishte deklaruar Muharrem Sahiti për Fadil Vokrrin

Nëse kthehemi në histori, patjetër se duhet ta kujtojmë një deklaratë të para 30 viteve të ish sulmuesit Muharrem Sahiti, tani punon në kombëtaren e Kosovës. Sahiti, në Prishtinë kishte ardhur në korrikun e vitit 1986, madje konsiderohej si pasardhës i legjendës së futbollit, Fadil Vokrri, që ndërroi jetë me 9 qershor të këtij viti.

Por Sahiti nuk i përmbushi parashikimet dhe nuk ishte sikurse Vokrri! “Kur Fadil Vokrri shkoi në Partizan Prishtina më angazhoi mua nga C. Zvezda e Gjilanit. Atëbotë u botua deklarata e Vokrrit se unë do të jem pasardhës i tij i denjë. Këtë Fadili e tha para dy vitesh e unë jam i vetëdijshëm se parashikimi i tij ende nuk është realizuar. Sikur mos të ishin lëndimet, besoj se Vokrrin nuk do ta zhgënjeja.

ImageFOTO GALERI
Deklarata origjinale e Sahitit, me 29 gusht të vitit 1988

Porse, ka kohë që parashikimin e Vokrrit ta realizoj, ndonëse tash Prishtina bënë gara në Ligën e dytë Federative”, kështu kishte thënë Muharrem Sahiti, në deklaratën e tij për sportin e “Rilindjes”, e cila ishte botuar me 29 gusht të vitit 1988, kur Prishtina garonte në Ligën e dytë Unike ish jugosllave. Prishtina me Sahitin ra nga liga dhe kurrë nuk u kthye në elitë! /foto ballinë nga fotofari/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close