LAJME

Burhan Isufi mesazh qytetarëve: Arsyeja përse elita politike në Gjilan ty nuk të bën hesap

Shkruan: Burhan Isufi

Kuvendi komunal në Gjilan ka vuajtur prej një terri disa vjeqarë nga mazhoranca që kurrë nuk ofroj zgjidhje dhe nga minoranca qe asnjëherë të vetme nuk ishte kërkuese për ofrim të një alternative.


Mirëpo, kur syri mësohet me terrin atëherë e ka të vështirë të adaptohet me dritën e vërtetë, por nëse befas haset në dritë atëherë vjen deri te vërbimi.

A jemi të verbër apo po shtiremi si të tillë?

Nëse merr vullnetin e njeriut që me të vërtetë i’a dëshiron të mirën këtij qyteti duhet të largohemi nga ky vërbim, mirëpo nëse i analizon disa njerëz nuk e keni shumë vështirë me kuptu se ku duan me arritë, dhe ku e kanë synimin!
Po, se kur ia kemi kërkuar votën elektoratit të sinqertë jemi thirrur në parime edhe në përgjegjësi, votën si këmbim të një mirëqenie më të mirë e jo si votë për interes individual dhe melangolin e tonë.

Pra nëse ti heshtë, nuk fletë je prehë e manipulimeve politike edhe e interesave klanore.

Kjo është arsyeja pse elita politike në Gjilan, ty nuk të bën hesap. Nuk të llogaritë!. Nuk të llogaritë, sepse ti nuk guxon. I tutesh përgjegjësisë. I tutesh aftësisë për të qenë i barabartë. I tutesh lirisë. Pikë!
Pra, domosdo është koha që ju të bëheni Zot i fatit tuaj individual dhe kolektiv.

Kur ju qytetarët e marrni guximin të bëni kryengritje politike, ndaj kërkesave të qarta e demokratike atëherë ju e themeloni vetën e juaj në mënyrë autentike si palë në sferën publike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close