LAJME

Arben Mehmeti: Qeveria është mekanizëm politik dhe aty e kanë vendin aktivistët

Zyrtari i lartë i LDK-së në Gjilan z. Arben Mehmeti, ka shprehur mendimin e tij për zhvillimet e ardhshme që pritet të ndodhin brenda Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Mehmeti në analizën e tij rreth kuadrove që duhet të vendosen në postet qeveritare ka theksuar nevojën që ata duhet të jenë pjesë aktive e subjekteve politike, apo persona që i njohin proceset politike.

Ju sjellim shkrimin e plotë:

Qeveria e Kosovës duhët të përbëhet nga Ministra e Zv/Ministra që janë struktura aktive të partive,apo që kanë qenë pjesë të proceseve politike edhe pse mund të mos jenë në struktura të partisë.

Mbështjetja dhe angazhimi politik brenda partisë nuk ka kuptim nëse pozicionet politike i marrin njerëzit që nuk kanë asnjë kontributë në parti përveç privilegjeve të dhuruara,nga të cilat privilegje më së shumti ja shohin hajrin njerëzit e partive tjera por jo partia që e vendosë në at pozitë.

Nuk do të ishte mirë që kriter për të fituar një pozitë qeveritare të jetë afërsia me banesë me kryetarin e partisë apo ndonjë zyrtar të lartë të partisë,aksionar në ndonjë kompani të përbashkët,ndonjë personalitet që nuk ka asnjë kontributë apo që nuk e di zyrën e partisë nga e cila nominohet,e edhe më keq kur strukturalistët e partisë angazhohen për familjarët e tyre në këto pozita duke luftuar të merituarit brenda partisë.

Qeveria është mekanizëm politik dhe aty e kanë vendin aktivistët,ndërsa me qenë edhe profesionalistë është edhe mirë.

Ndërsa me qenë vetëm profesionalistë por jo edhe aktivistë e pjesëmarrës i politikave të partisë tash e edhe në të kaluaren mendoj se vetëm sa e shkatërron partinë sepse nënkuptohet se ai nuk është në shërbim të partisë por në shërbim të dikujt individualishtë brenda partisë.

Duhët të kuptohet nga bartësit e pushtetit brenda partisë se ajo është e të gjithëve që punojnë në parti dhe për partinë dhe beneficionet do të duhej të shpërndaheshin proporcionalishtë në aktivistë,ndërsa për profesionalista dhe familjarë të strukturalistëve të partisë ka vende tjera jashtë pozitave politike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close