LAJME

Albulena – Lutës: Nuk është në rregull që të krijojmë shpresa që patjetër do bëhet koalicioni

Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu pas përfudnimit të mbledhjes së kryesisë së VV-së ka thënë se nuk garanton se do të ketë marrëveshje në mes tyre dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për krijimin e qeverisë së re.

Në një prononcim para gazetarëve, Haxhiu ka thënë se një marrëveshje nuk mund të ndodh pa i larguar barakadimet.

“Pa dyshim që nuk mund të themi se kjo mund të ndodh për faktin se në anën tjetër kemi barakadime me gjithë atë qysh kemi shprehur vullnetin tonë ne do të vazhdojmë bisedimet me partnerin tonë”, ka thënë Haxhiu.

Ndër tjera ajo ka shtuar se janë duke e pritur edhe takimin e sotëm të orës 16:00 në mes të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe Liderit të VV-së, Albin Kurti.

“Po presim që sot deri në ora katër të ketë ndonjë rezultat. Mbrëmë janë shpalosur gjëra që nuk janë thënë më përpara, ka qenë një takim jashtëzakonisht konstruktiv mirëpo nuk mund të them me garanc që marrëveshja mund të ndodh”, ka thënë Haxhiu. /Insajderi.com  

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close