LAJME

Aktivistët e VATRA-s në shenjë proteste nga mungesa e ndriqimit publik vendosën ‘drita me bateri’

Lëvizja Vatra ka vazhduar shfaqjen e pakënaqësive ndaj Komunës së Gjilanit.

Këtë herë, duke organizuar një aksion simbolik, në shenjë të mungesës së ndriqimit publik, ata kanë vendosur dritat me bateria.

Ju sjellim komunikatën e plotë;

Mungesa e ndriçimit publik në Gjilan

Sonte aktivistët e “Lëvizjes Qytetare Vatra”, në shenjë proteste, vendosën drita me bateri në rrugën “Fadil Jakupi” në lagjen “Kodra e dëshmorëve”, rrugë e cila është rregulluar nga institucionet komunale para disa viteve, e që kurrë nuk u kompletua ndriçimi publik.
I bëjmë thirrje institucioneve komunale që sa më parë të rregullojnë ndriçimin publik në rrugët dhe lagjet që frekentohen nga qytetarët, ngase mungesa e ndriçimit I ka bërë rrugët të rrezikshme qoftë nga qenët endacak, qoftë nga hajnat.
Lutfiu duhet të merret me këto çështje që janë esenciale për qytetarin e tij e ti lë temat e mëdha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close