LAJME

Riza Avdyli mesazh LDK-së: Ikët me qyqarllëk nga seanca, ashtu do të ikni edhe nga Komuna

Gjilan – Në seancën e jashtëzakonshme të KK Gjilanit, blloku opozitar ishim plotësisht të bashkuar e të vendosur që t’i nxirrnim në dritë shumë parregullsi rreth projektit të varrezave. Ashtu siç është thirrur qeveria komunale rreth një vendimi të vitit 2003, i cili qartë i precizon pronat të cilat kanë qenë të ndara për varreza, ato nuk korrespondojnë me pronat që janë tash në plan. Me këtë rast kryetari i komunës dhe pushteti u munduan ta mashtrojnë edhe qytetarin siç e kanë mashtruar shumë herë ka shkruar Riza Abdyli.

Pasi kryetari po e fsheh këtë fakt, ne po ju tregojmë qytetarëve që këto prona të cilat kanë qenë në vendimin e 2003 janë shitur nga AKP-ja në vitin 2010. Prandaj është e pandershme të manipulohet publiku me mashtrime të tilla.

Sot kemi krejtësisht një lokacion tjetër ku komuna ka filluar punët pa asnjë procedurë në një vend krejtësisht të çrregullt, me një parcelë që nuk është as e mjaftueshme si hapësirë sepse varrezat do të duhej të planifikoheshin për një afat të gjatë dhe në një vend shumë më të përshtatshëm e më të dinjitetshëm.

Dhe krejt në fund, pas 6 orë diskutimi, këshilltarët e partisë në pushtet, bashkë me ta edhe kryesuesja e kuvendit, e lëshojnë mbledhjen pa votim me ç’rast benë shkelje të procedurës dhe rregullores së punës.

Bën shkelje të LVL poashtu. Qëllim i parë dhe i fundit i thirrjes së seancës së jashtëzakonshme ishte dhe mbetet marrja e vendimit për hulumtimin e lokacionit tw ri për varrezat e jo mbyllja arbitrare e seancës.

Shtrohet pyetja pse pushteti ikë ashtu prej përgjegjësive?! Por ashtu sikur ikën me qyqarllëk prej seancës, jemi të sigurtë se ashtu do te ikin edhe prej komune të cilën, u dëshmua sa e sa herë, nuk e merituan kurrë. Shpresojmë që sovrani (qytetari) ta ketë tashmë të qartë se dhënia e pakujdesshme e besimit me votë atij i kushtoi shumë ka shkruar Riza Abdyli./rajonipress/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close