LAJME

Dritor Mehmeti: Studentët e dalluar meritojnë të dallohen, ky është triumfi radhës…

Komunikata e plotë e Parlamentit Studentor:

Të nderuar studentë

Sot është mbajtur mbledhja e Këshillit Drejtues të UKZ-së në të cilën u diskutua kërkesa e Parlamentit Studentor për rishqyrtimin e vendimit të fundit të KD-së për çështjen e Bursave Universitare.

Për dallim nga mbledhja e kaluar, kësaj radhe në takim ishte edhe përfaqësuesi nga Parlamenti Studentor i cili para anëtarëve të KD-së prezantoi kërkesat e studentëve bursistë për të cilat u vendos si në vijim:

  • Ndarja e studentëve bursistë të bëhet në dy kategori:
    1) Studentët me notë mesatare 8.00 deri në 9.00 të përfitojnë shumën prej 600€ dhe
    2) Studentët me notë 9.00 (përpos FSHK-së 8.5) deri në 10 të përfitojnë shumën prej 700€ (përkundër faktit që kërkesa jonë ishte që shuma për këtë kategori të studentëve të jetë më e lartë)

*Kriteret e përcaktuara nga Këshilli Drejtues të vlejnë vetëm për këtë vit akademik që i bie se për vitin e ardhshëm kriteret do të përcaktohen më vonë, çdoherë në kordinim me studentët si dhe në të mirë të ngritjes së cilësisë së studimeve.

*Studentët e Masterit (gjenerata 2018/2019) gjithashtu do të jenë përfitues të bursës universitare (nota mesatare 9.0)

Konkursi për të aplikuar për bursë do të jetë i hapur edhe ditën e hënë, dt.16 Dhjetor 2019.

Mund të themi se ky është një triumf i radhës si studentë dhe dëshmi se vetëm bashkë mund të arrijmë aty ku meritojmë!

Falënderojm Këshillin Drejtues për bashkëpunimin e treguar. Gatishmeria për të arritur një kompromis të përbashkët në harmoni me kërkesat tona është për tu përshëndetur!

Parlamenti Studentor uron gjithë Studentët përfitues dhe do të angazhohet vazhdimisht në arritjen e objektivave të përbashkëta në interes të Studentëve e në veçanti drejtë ngritjes së cilësisë së Studimeve brenda UKZ-së për cka mund të themi se kemi shumë për të bërë.

Sinqerisht, Parlamenti Studentor
Kryetar: Dritor Mehmeti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close