LAJME

16 vjeçari nga Gjilani e gjen pronarin e kuletës me mbi 1 mijë euro, ia kthen me të gjitha paratë

Një kuletë me mbi 1000 euro është gjetur në Gjilan dhe dje po kërkohej për pronarin e saj.

16-vjeçari, Shaban Shabani nga Gjilani, ka gjetur një kuletë me 1500 euro në të, ndërsa përmes rrjeteve sociale kërkoi ndihmë për pronarin e saj.

“Pershendetje sot ne mbremje kam gjetur nje kulet me nje shifer para edhe do kartela ne parkingun e etc gjilan avdil klaiqi shperndane sa ma shum edhe sa ma shpejt ti derzohet personit ne fjal per kontakt shenoni ne mesengjer flmë Mbrenda kanë qenë 1500€.”. ka shkruar 16-vjeçari i cili ka publikuar edhe kartën e identitetit të pronarit.

E pasi lajmi doli në media Shabani ka arritur që të kontaktojë me pronarin e kuletës, dhe në po të njëjtën natë të takohet për t’ia kthyer, shkruan Reporteri.net.

Avdil Klaiqi pronari i kuletës ka postuar një fotografi ku tregon respektin e pafund për 16 vjeçarin për gjestin human të tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close