LAJME

Kur mbetesh në mëshirë të KEDS-it në Stançiq

ë fshatin Stançiq të Karadakut të Gjilanit jetojnë disa familje. Njëra prej tyre është familja e Zeqir Arifit nga fshati Sefer, e cila u kthye nga kurbeti para 10 vitesh për të jetuar në Kosovë.

Nga kursimet në mërgim, ka investuar për ndërtimin e një shtëpie të kushtueshme, krejt afër pikës kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë.

Megjithatë, këtij investimi tash e dy vite po i mungon energjia e mjaftueshme elektrike, e cila po sjell telashe e shqetësime për sigurinë e pasijeve elektrike.

Nuk ka lënë derë pa trokitur për t‘a zgjidhur këtë problem, pasi tensioni momental i rrymës nuk e kalon 130 voltëshin.

I lodhur nga mosveprimi i kompanisë “KEDS” dhe “KESKO”, kohëve të fundit, sikur ka humbur durimin madje dhe është zhgënjyer.

E, nga ana tjetër, është konsumator që paguan rregullisht shpenzimet e energjisë elektrike.

Megjithatë, ende shpreson në menaxhmentin e KEDS-it që do i thërras arsyes për t’i bërë zgjidhjen.

Në të kundërten mendon edhe opcionin e braktisjes nga shtëpia e tij dhe investimet që i ka bërë për një jetesë ndryshe.

Zeqir Arifi mendon se vendosja e një trafoje të re do të ishte zgjidhja më e mirë jo vetëm për familjen e tij, por edhe për familjet e tjera që do të ndërtonin në këtë pjesë të bukur të Karadakut.

Po ashtu, zgjidhje tjetër, mund të ishte që KEDS-i t’ia mundësoj kyqjen në trafostacionin egzistues në pikën kufitare që ndodhet krejt afër shtëpisë së tij.

Ai vlerëson se krijimi i kushteve për të jetuar në brezin kufitar, do të ishte edhe interes nacional. Andaj do të duhej që institucionet të krijojnë parakushte dhe kushte për jetesë sa më të mirë, në këtë pjesë vendit./GjilanInfo/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close