LAJME

Brenda javës, 999 gjoba në rajonin e Gjilanit

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, (04.12.2019 deri më 10.12.2019) në këtë rajon ka pasur 16 aksidente trafiku, nga të cilat 9 me lëndime në njerëz dhe 7 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime.

Hashani tha se gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 999 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Përndryshe, brenda kësaj periudhe janë regjistruar 45 incidente dhe janë arrestuar 29 persona. /2lonline/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close