LAJME

Profesor Flamur Hyseni mesazh politikanëve të Gjilanit: Dijeni, të vdekurit nuk ua falin gabimin

Profesori Universitar z. Flamur Hyseni ka reaguar nëpërmjet një shkrimi në fejsbuk në lidhje me debatin e fundit për lokacionin e varrezave të Gjilanit.

Ai ka kritikuar qasjen e akterëve politik në Gjilan, të cilët ende nuk po mund të gjejnë mirëkuptim për lokacionin e varrezave.

Po ju sjellim shkrimin e plotë;

Në Gjilanin tim, politikanët lokal po diskutojnë për varrezat.
E kanë zgjatë shumë këtë diskutim.
Diskutimi ka shku aq largë sa që ja kanë nisë me kallxu se, “cili është katundi i duhur për të gjallët, e cili është i duhuri për të vdekurit”.
Njeriu, si i gjallë, si i vdekur ka dëshirë me i taku “katundit të duhur”.
Më së lehti është me marrë vendime çfarë do qofshin ato kur ka të bëj me të vdekurit.
Interesante, edhe për të “vdekurit” nuk po mund të vendosin si duhet!
Keni kujdes, të vdekurit kanë të drejtë të varrosen dikund në tokë të Zotit dhe të shtetit. Po gaboni po e miratoni ndonjë vendim të pa drejtë. Dijeni, të vdekurit nuk ua falin gabimin. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close