LAJME

Festa Shabani: Ma tmerr se me shku në spitalin e Gjilanit në Gjinekologji nuk ka

Asamblistja e PSD-së në Gjilan, përmes një postimi në facebook ka treguar çfarë ka përjetuar ajo në gjinekologjin e Gjilanit.

Festa Shabani, tregon se si nuk ju është ofruar ndihmë një gruas e cila ishte shtatëzën dhe me gjendje të rënd.

Ja postimi i plotë( i pakorigjuar ):

Shkon per kontrolle, duhesh me u end neper 100 korridore e salla me lyp naj gjinekolog e ka vec praktikante te klases 10 pfff.

Pa pike pergjegjesie jane mbledh gjinekologet ne kuzhine tuj e shiju mengjesin ani pse ne leter shkrun “pauza 10:00-10:30” ok pret deri ne 10 e 30, shkon i afrohesh me kerku kontrollen thojne jo deri ne 11:00 se letra ka met gabim.
Pauzen e shtyjne pa pike marre e nderkohe nje tjeter shtatzane (rast urgjent) duke prit ne korridor poashtu me mundime e te vjella as nuk merret parasysh.

Po normale qe vdesin e ka skandale te shumta ne gjinekologjine ne Gjilan.

Nga mllefi nuk pata mundesi as video e foto me bo e as emrat e kujdestareve me ja marr.

Prej fillimit kontrollat i kom bo privat po hajt thash ta provoj sot ne te shtetit edhe ski cka sheh pos me hi me ne xhungel.

TURP!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close