LAJME

Enver Hajrullahu tërhiqet nga pozita e këshilltarit komunal

Enver Hajrullahu, anëtar i NISMA, është tërhequr nga pozita e këshilltarit komunal, ku ky subjekt mban dy mandate nga zgjedhjet e vitit 2017 për pushtet lokal.

Hajrullahu i ka deklaruar portalit MediaFokus.info se tërheqjen nga Kuvendi Komunal e ka bërë për arsye ligjore, meqë ka filluar punë në shërbimin civil, në pozitën e zyrtarit certifikues.

“Arsyeja e dorëheqjes sime është për faktin se kam filluar punë në shërbimin civil”, ka thënë Hajrullahu për MediaFokus.info

Ai ka qenë dy mandate në Kuvendin Komunal të Gjilanit, ku është shquar për angazhim konstruktiv në debate dhe votimin e çështjeve me interes për qytetarët.

Hajrullahu do të zëvendësohet Fatmir Daku, kandidati i radhës në listën e NISMA./mediafokus/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close