LAJME

Burhan Isufi e quan të papërgjegjshme drejtoreshën e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik

Drejtoresha e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në komunën e Gjilanit, Valbona Tahiri, nuk bashkëpunon respektivisht nuk e informon komitetin për zhvillim ekonomik dhe agrikulturë as edhe në gjashtë mujorin e dytë të këtij viti. Unë si anëtarë i këtij komiteti shpreh shqetësim për mungesa përgjegjësie”, ka thënë Burhan Isufi, anëtar i komitetit për zhvillim ekonomik dhe agrikulturë, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Sipas tij, nga kjo që po ndodhë mund të thuhet lirisht se kjo drejtori neglizhon punën në çdo kohë ku edhe për këtë arsye nuk ballafaqohet me përgjegjësitë që i takojnë dhe nuk e informon komitetin ku edhe në të kaluarën jemi ballafaquar me shumë parregullsi.

Që është për keqardhje se në këtë drejtori kemi edhe kompani publiko-private, që duhet përmes komisionit të aksionarëve, të kompanive përkatëse të tyre ta informojnë komitetin edhe ende nuk kemi asnjë raport apo informatë financiar rreth punës së tyre sikur që është: Stacioni Autobusëve, Tregu, dhe Ecohigjiena, ku këto dy të fundit, në raportimet e mëhershme në komitet kanë treguar raporte financiare skandaloze, dhe me shumë parregullsi ku janë gjetur nga anëtarët e komitetit për zhvillim ekonomik dhe agrikulturë”, ka thënë Isufi.

Ai ka shtuar tutje se të gjithë anëtarët e komitetit kanë bërë thirrje disa herë për mbajtjen e takimit dhe diskutimit rreth rekomandimeve që kemi përgjegjësi si komitet.

“Edhe, ikja nga kjo përgjegjësi tregon gjendjen e mjerueshme në komunë ku përgjegjësia dhe llogaridhënia nuk ekzistojnë në qytetin që udhëhiqet nga LDK-ja me Lutfi Hazirin, kryetar edhe konkretisht Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, po bënë shkelje sepse e ka për detyrë ti informoj komitetit”, ka thënë Burhan Isufi, anëtar i komitetit për zhvillim ekonomik dhe agrikulturë, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close