LAJME

Imet Rrahmani godet Opozitën për varrezat: U deklaruan e vetëveten e demantuan

Ish deputeti i LDK-së z. Imet Rrahmani është deklaruar për temën e fundit e cila ngjalli shumë debat në Kuvendin Komunal të Gjilanit.

Lokacioni i varrezave ka përplasur pozitën dhe opozitën brenda Kuvendit Komunal të Gjilanit.

Imet Rrahmani në profilin e tij në fejsbuk ka shkruajtur se;

Njëherë thojnë se të vdekurit duhet të trajtohen dinjitetshëm, e më pas thojnë se është e turpshme me i vendos varret në vendin më të mirë të qytetit!


Deklarojnë se nuk është debatu e nuk është pyet askush pēr lokacionin e targetuar, e në anën tjetēr ftojnë pēr vendosjen e varrezave në mes Livoqit e Cernicēs për “tri ditë”, pa i vet hiq ata qytetar se si mendojnë . Po tokat e Cernicēs e arat e Livoqit a nuk preken a?


Deklarojnë se qasja ēshtë e vēshtirë, kinse nuk paska rrugë edhe pse qasja është siguruar në tri drejtime, a në anë tjetër ftojnë që të vendoset për vende ku duhet s’paku një kilometër rrugë komplet e re…po kur vdesin qytetar ne lagjen te Fidanishtja, Zabel e Arbëri ku ēshtë qasja më e leht? Apo ndoshta duhet n’katēr anēt e qytetit me ba varreza?!

Po nejse,se sdi çka deklaruan e që nuk u vetdemantuan!?

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close