LAJME

Çfarë po ndodhë në UKZ? Studentët protestojnë nesër

Studentët dhe Menaxhmenti i Universitetit “Kadri Zeka” përsëri nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët. Këtë herë çështja e bursave po del të jetë tema e cila do t’i drejtojë studentët drejt protestave. Po ju sjellim komunikatën e plotë:

FTESË PËR PROTESTË

Të nderuar studentë,

Këto ditë u karakterizuan me përpjeke të njëpasnjëshme nga ana jonë, lidhur me reagimin tonë të fundit kundër vendimit të Këshillit Drejtues të Universitetit.
Pas takimit me Ju ne u takuam me prorektorin për çështje mësimore, sekretarin e universitetit, rektorin dhe sot me kryetarin e KD-s, adresuam kërkesën tonë dhe ofruam propozime konkrete për zgjidhjen e tyre, mirëpo nuk u reflektua pozitivisht, andaj neve na mbetet opsioni i fundit duke kërkuar nga secili studentë të dal në mbrojtje titullit BURSIST.
Titulli duhet të jetë me kritere të caktuara paraprakisht për vitin vijues dhe jo të shfrytëzohet hapësira kohore si pretekst!

Nesër nga ora 10:00 fillon protesta e cila është reflektim nga takimet e njëpasnjëshme të cilat nuk ishin në favorin tonë!
Ne duhet dhe meritojmë të trajtohemi ndryshe!

Me respekt,
Dritor MEHMETI
Kryetar i Parlamentit Studentor

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close