LAJME

Opozita ofron propozime alternative për lokacionin e varrezave

Gjilan – Riza Abdyli shef i grupit të PDK-së tha se në vendin ku aktualisht janë duke punuar në projektin e varrezave është shumë e papërshtatshme sepse prona s`ka titulluar dhe do të kemi probleme ligjore në të ardhmen.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal ku po flitet rreth lokacionit të varrezave që aktualisht është paraparë në Velekincë po debatohet për dhe kundër këtij projekti.

Riza Abdyli shef i grupit të PDK-së ka thënë se ky lokacion nuk i përmbush kriteret dhe se duhet të zgjidhet një alternativë tjetër. “Unë propozojë që të krijohet një komision i ekspertëve të urbanizmit dhe të dalim në teren dhe të kemi disa propozime ose alternativa, të pezullohet dhe stopohen punimet. Komisioni duhet të ofrojë tri propozime ose alternativa” tha Abdyli.

Abdyli tha se në vendin ku aktualisht janë paraparë varrezat prona nuk ka titullar dhe realisht komuna mund të ketë probleme me ligjin.

Edhe Nevzad Isufi nga LVV tha se lokacioni i varrezave në Velekincë nuk i plotëson as kushtet minimale dhe se duhet të gjendet një vend më i përshtatshëm./rajonipress/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close