LAJME

Nisma “ec shlirë”: Vendosin afishe vetëdijësuese dhe goma në Gavran

Rendësia për të njohur/ditur të drejtat e tona si individë, pastaj si qytetarë, është gjithmonë parimore. E njëjta po vlen edhe me hapsirat publike/trotuaret.


Cka kemi bo ne me 8 dhjetor?
Si nismë e vogël, e refuzuar më shumë se dy her per idenë e sajë nga zyrtarët përkatës, dhe duke refuzuar aktivizmin ne komunitet, dolëm në aksionin tonë rrugor, duke vendosur në shumë lagje te Gjilanit postera vetëdijësues mbi rëndsinë e hapsirave publike/trotuareve, dhe mbi mbrojtjen e jetëve tona!


E ku pjesa më e rëndësishme e këtij aksioni, u fokusua tek SH.M.U “Selami Hallaqi”, duke vendosur atje gomat e parapara për bllokimin e trotuareve, qe të mos parkohen veturat, por të ecin lirshëm kalimtarët, e vecanarisht fëmijët e kësaj shkolle.


Sigurisht që rëndësia qëndron në të gjitha shkollat, dhe në t’gjitha lagjet, por pas refuzimit, ne shpresojmë që aksioni do arrijë të ngrisë vetëdijen e qytetarëve mbi problemet e lartpërmendura dhe që tash e tutje Komuna e Gjilanit do të ndërmarrë hapa konkret për sigurimin e hapësirave për parking dhe të sigurohet që trotuaret të shfrytëzohen vetëm nga këmbësorët.
Aksionet rrugore të natyrës së ngjashme do të vazhdojnë të organizohen edhe gjatë muajve në vijim.


Iniciativa EcShlirë u përkrah nga OJQ s`bunker. /pa redaktime gjuhësore/

Këtu gjeni edhe fotot e shkrepura nga aksioni rrugor i 8 dhjetorit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close