SPORT

Erdonis Maliqi më i miri në turneun memorial të boksit “Agim Rashiti”

Gjilan – Shumë dashamirë të boksit ishin mbledhur në palestrën sportive “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan, për të nderuar veprën e dëshmorit Agim Rashiti dhe për të përcjell boksierët në luftërat e tyre.

Në këtë turne u zhvilluan 9 luftëra mjaft të forta, duke treguar boksierët meçe mjaft të mira.

Meqi më i mirë i cili ngriti në këmbë shumë shikues ishte në mes Erdonis Maliqit të Dritës dhe Ali Elezajt të Besës së Pejës.

Maliqi edhe njëherë dëshmoi se është një boksier me perspektivë të madhe në mes litarëve të ringut.

Nga juria e përbërë në këtë turneu të boksit boksieri më i mirë u shpall Erdonis Maliqi i Dritës së Gjilanit.

Tekniku më i mirë ishte Lorent Murati nga Besa e Pejës.
Dueli më luftarak u shpall në mes boksierëve Endi Surdullit të Dritës dhe Valton Nezirit të Kumanovës.

Boksieri më perspektiv i ka takuar boksierit nga Gjakova Elis Bajrami.

Boksieri më i mirë i këtij turneu të boksit, Erdonis Maliqi pas meqit ka deklaruar.
“Jam i nderuar që juria vendosi që të shpallem më i miri në këtë turne shumë të fort, kundërshtari im ishte mjaft i fort por gjatë tri raundeve isha ma i mirë dhe t’ju them të drejtën e kam pritur këtë çmim pasiqë isha shumë i përgatitur për këtë turne të boksit”./rajonipress/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close