LAJME

Parkingu i Komunës së Gjilanit në gjendje të mjerueshme

Mungesa e parkingjeve publike në vendin tonë detyron qytetarët që veturat e tyre t’i lënë në parkingje private, gjë e cila po i kushton buxhetit të tyre pasi parkimi i veturës në këto parkingje kushton varësisht se sa orë qëndron vetura aty.

Më të pakënaqurit nga kjo gjendje janë qytetarët të cilët detyrohen që veturat e tyre t’i lënë në këto parkingje.

Mirëpo, përveç që ka mungesë të parkingjeve publike, edhe ato që ekzistojnë nuk janë në gjendje të mirë, shkruan Indeksonline.

Në Komunën e Gjilanit, njëri nga parkingjet që ndodhet në qendër të kësaj komune është në gjendje të mjerueshme.

Indeksonline ju sjelle disa pamje nga ky parking ku pothuajse parkimi i veturave është i pamundur./Indeskonline/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close