LAJME

VATRA: Lutfi Haziri investon 0 euro për blerje të librave ndërsa Ferizaj 100 mijë euro

Komunikata e plotë:

Biblioteka e qytetit është një nga institusionet më mira të komunës së Gjilanit. Është institucion i cili ofron shërbimin më të shejtë që mundet dikush t’ia ofrojë njerëzve të mësimit e të leximit.


Duke parë se Gjilani është një dashamirës i madh i artit dhe kulturës, Bashkimi Evropian investoi miliona euro në ndërtimin e objektit të shkëlqyeshëm të bibliotekës, përderisa udhëheqja e Gjilanit nuk merret fare me të, madje as me wireless kurrë nuk e pajisi. Kryetarit Haziri i bie ndërmend për bibliotekën vetëm kur ka për ta mbajtur aty ndonjë tubim elektoral, apo kur ka për ta punësuar ndonjë militant të tij gjatë fushatës zgjedhore.


Ka një vit që qeverisja Haziri nuk ka ndarë as edhe një cent të vetëm për blejren e librave të rinj për bibliotekën. Këtë e bënë edhe më shqetësues fakti se biblioteka krijon të hyra vetanake të cilat shkojnë buxhetin e komunës dhe të cilat në rastin e Gjilanit nuk i kthehen lexuesit duke blerë libra të rinj, por shkojnë dikah tjetër.


Sa për informatë, qyteti i Ferizajit për një vit ndanë 100,000 euro për blerjen e librave, ndërsa Gjilani 0 euro.
Komisioni për Kulturë,Rini i LQ “Vatra”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close