LAJME

Edhe 17 mijë euro për shërimin e dy djemve me epilepsi, nëna e tyre kërkon ndihmë

Nuk po ka rrugë tjetër. Nëna e dy djemve Ermin e Emin Pajaziti të cilët janë të diagnostifikuar me epilepsi e që janë në fazën e dytë, po kërkon ndihmën e qytetarëve për shërimin e dy fëmijëve të saj.

Ermin Pajaziti (30.12.2009) dhe Emin Pajaziti (18.10.2006), janë diagnostifikuar me epilepsi dhe janë në fazën e dytë.

Të dy fëmijët janë me probleme mendore (IQ 49).

Për dy këta fëmijë edhe muajin nëntor është bërë thirrje për ndihmë, nga e cila thirrje deri  më tani familja Pajazit nga Gjilani ka arritur të mbledhë 5 mijë euro, e që janë të pa mjaftueshme. Meqenëse për shërimin e Erminin dhe Eminit, iu duhen edhe 17 mijë euro. Që i bie së shërimi i dy vëllezërve kushton 22 mijë euro.

Nëna Hanumshahe ka treguar se për shkak të gjendjes shëndetësore fëmijët kanë ndërpre edhe mësimin.

“Përshëndetje. Të lutem më ndihmoni për këta fëmijë të sëmurë. A mundesh vëlla, në Zot po të lutem a mundesh me postu e me më dalë ndihmë ndokush për këta dy djemtë”, ka shkruar nëna e dy djemve.

Më poshtë sjellim edhe xhirollogarinë e familjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close