LAJME

Parlamenti Studentor nuk e pranon vendimin e Këshillit Drejtues për bursa

Parlamenti Studentor Universiteti “Kadri Zeka”, në Gjilan përmes një komunikate të bërë për media ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Këshillit Drejtues lidhur me Bursat Studentore.

Në reagimin e bërë për media nga Parlamenti Studentor thuhet se vendimi i Këshillit Drejtues për studentët që kanë notën mesatare mbi tetë  në Fakultetin e Edukimit dhe FSHK dhe 8.5 në Fakultetin Juridik dhe Fakultetin Ekonomik të jenë përfitues të bursës universitare është i papranueshëm dhe nuk i ndihmon ngritjes së cilësisë së studimeve, transmeton Telegrafi.

Parlamenti Studentor fton Këshillin Drejtues dhe Menaxhmetin e  Universitetit ‘Kadri Zeka’ që të rishqyrtojnë edhe njëherë vendimin lidhur me bursat studentore përndryshe, siç kanë paralajmëruar ata  studentët nuk do të aplikojnë për bursa derisa të mos ketë një reflektim pozitiv nga ana e KD dhe Menaxhmentit.

Reagimi i plotë:

“Ne si Parlament Studentor bashkarisht me studentët bursistë të Universitetit ‘Kadri Zeka’ (nota mesatare 9 dhe 8.5) sipas kritereve të vitit të kaluar, sot kemi mbajtur një takim në të cilin është diskutuar vendimi i fundit i Këshillit Drejtues lidhur me kriteret e vendosura si kusht për të qenë studentë bursistë në UKZ.

Ne konsiderojmë se vendimi i fundit i dalë nga Këshilli Drejtues për studentët që kanë notën mesatare mbi tetë (8) në Fakultetin e Edukimit dhe FSHK dhe 8.5 në Fakultetin Juridik dhe Fakultetin Ekonomik të jenë përfitues të bursës universitare është i papranueshëm dhe nuk i ndihmon ngritjes së cilësisë së studimeve për disa arsye:

• Është vendim i pa analizuar për efektet që shkakton në të ardhmen për studentët.
• Bursa nuk është kategori që synon të përfshijë kuantitet por kualitet, gjë që kërkon trajtim më serioz dhe afatgjatë.
• I humbet vlera titullit ‘bursist’.
• Ndryshimi i notës mesatare pothuajse për çdo vit tregon jo-seriozitet dhe mos përfillje për elitën e universitetit.
• Sot mund të jetë 8.0 ndërsa vitin tjetër 9.5 dhe nuk mund të lejojmë që të bëhet lojë me dinjitetin e bursistave.

Vendimet e tilla të cilat nuk diskutohen me Parlamentin Studentor e as në Senatin e Universitetin (duke u nisur nga fakti qe vitet e kaluara kriteret për të qenë bursist janë diskutuar në Senat) por merren direkt nga Këshilli Drejtues, tregojnë që vendimi ka qenë i ngutshëm dhe nuk është marr në konsideratë mendimi i akterëve tjerë me rëndësi në Universitet andaj NE së bashku si studentë nuk do të lejojmë degradim të tillë për KRENARINË e Universitetit!

Duke e parë interesimin e Këshillit Drejtues që të përfshihen sa më shumë studentë në listën e bursistëve, propozimi i ynë si Parlament Studentor është që studentët të cilët kanë notën mesatare sipas kritereve të vitit të kaluar të përfitojnë një bursë dinjitoze me shumë prej 1000€ (nuk jemi Universiteti i parë publik që ndan bursa në vlerë të tillë) ndërsa pjesa tjetër e fondeve të shpërndahet proporcionalisht mes studentëve që kanë mesataren sipas kritereve të reja dhe për projekte të ndryshme të realizuara nga studentët.

Ftojmë Këshillin Drejtues dhe Menaxhmetin e UKZ-së të rishqyrtojnë edhe njëherë vendimin lidhur me bursat studentore përndryshe studentët nuk do të aplikojnë për Bursa derisa të mos ketë një reflektim pozitiv nga ana e KD dhe Menaxhmentit”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close