LAJME

Lajmërohet Luta: Emri i kryeministrit dhe presidentit kalon nëpër zyrat e LDK’së

Nënkryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka deklaruar përsëri se emri i kryeministrit të ri, kryetarit të Kuvendit dhe presidentit, do të kalon nëpër zyrat e LDK’së, shkruan Gazeta Metro.

Haziri ka përsëritur edhe njëherë se emri i pozitave të kryeministrit, kryetari të Kuvendit dhe presidentit kalon nëpër zyrat e LDK’së, ky po thotë se kjo deklarate që u dha javë më parë nga ai po vërtetohet tani.

Sipas tij, është një fakt që pozitat e tilla dhe emrat për vënien në këto pozita kalojnë nga zyrat e LDK’së si parti kryesore në vend. 

Ju kujtohet para pak ditëve me sinqeritetin më të madh para disa ditëve unë kam thënë se emri i kryeministrit duhet të kalon nëpër zyret e LDK’së, vetëm pak ditë e javë pas kësaj po dëshmohet se duhet të kalon gjithmonë emri i kryeministrit, emri i Kryetarit të Kuvendit, Emri i Presidentit, nesër nga partitë kryesore që qeverisin këtë vend dhe kjo është fakt, kjo nuk duhet të merret si deklarim me qëllime të caktume”, tha Haziri për RTK.

Haziri tha po ashtu se dy liderët, Isa Mustafa dhe Albin Kurti do të diskutojnë për të gjitha çështjet dhe do t’i ndajnë të gjitha pozitat mes vete.

Kujtojmë se Haziri kishte thënë edhe më herët se emri i kryeministrit të ri të Kosovës kalon nëpër zyrat e LDK’së, deklaratë kjo që ngjalli reagime të shumta nga ana e LVV’së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close